Muhamet Iseni, tiktoker i njohur si Medi është deklaruar lidhur me rastin e rrahjes me Noizyn, mbrëmë në klubin e natës në Pejë.
Përmes një bisede në “Tik-Tok” me Cllevion ai ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja.
Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.
“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke i thënë ai, Cllevios.