Skandal në aeroportin e Shkupit: Presidentja Osmani refuzon kontrollin e bagazhit, sigurimi i saj nxjerr armën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përfshirë në një incident të paprecedentë në Aeroportin e Shkupit. Ajo, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët, ishte planifikuar të udhëtonte për në Lubjanë me një fluturim privat të kompanisë Wizz Air, shkruan Gazeta Neutral.

Sipas burimeve të Neutralit, situata ka dalë jashtë kontrollit kur Presidentja Osmani refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit të bagazhit nga sigurimi i aeroportit. Pas refuzimit të saj, sigurimi i Presidentes ndërhyri duke larguar forcërisht një polic nga pika e kontrollit, në përpjekje për të kaluar pa pengesa.

Përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës ndodhi kur një pjesëtar i sigurimit të Presidentes nxori armën në aeroport, duke shkaktuar një gjendje alarmi. Rasti është raportuar menjëherë në polici, dhe kontrolli i brendshëm i policisë është angazhuar për të hetuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e përfshira.

Gazeta Neutral do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *