75.8% të femrave janë të paaktivizuara në tregun e punës në Kosovë

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  apo 1 milion e 171 mijë e 763  janë popullsi në moshë pune. Sipas të dhënave  të Agjencisë së Statistikave të Kosovës   23 mijë e  663 persona janë më pak se në vitin paraprak.

Persona aktivë ishin 477 350 (15 456 më pak se në vitin paraprak).

Persona jo aktivë ishin 694 413 (39 119 më pak se në vitin paraprak).

Persona të punësuar ishin 425 499 (21 686 më shumë se në vitin paraprak).

Persona të papunësuar ishin 51 851 (6 230 më pak se në vitin paraprak).

Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 57,8% (2,3% më e lartë sesa në vitin paraprak). Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 24,2% (2,2% më e lartë sesa në vitin paraprak).

Shkalla e punësimit ishte 36,3 % (2,5% më e lartë sesa në vitin paraprak).

Shkalla e papunësisë ishte 10,9% (1,7% më e ulët sesa në vitin paraprak).

Kurse, te të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte 17,3% (4,1% më e ulët sesa në vitin paraprak).

Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë

Shkalla e jo-aktivitetit ende vazhdon të mbetet  mjaft e lartë (59,3%), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (2,1%), krahasuar me vitin paraprak.

Shkalla e joaktivitetit te femrat ishte shumë e theksuar me 75,8%, krahasuar me meshkujt (42,2%).

Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim

Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 20,0%, ndërtimtaria me 11,8%, arsimi me 9,9%, prodhimi me 9,2%, administrata publike dhe mbrojtja me 8,3%, etj.

Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor me 54,3% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, prodhimit, administratës publike dhe mbrojtjes, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimet me 62,4%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *