Një i mitur është zhdukur në Pejë.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e tij, e cila ka thënë se kur është është zgjuar në mëngjes ka vërejtur se djali i saj i mitur nuk ishte në dhomën e gjumit.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Raushiq, Pejë 31.07.2024 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se kur është zgjuar në mëngjes ka vërejtur se djali i saj i mitur nuk ishte në dhomën e gjumit dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.