SBASHK pjesë e Kongresit Botëror të Edukimit në Argjentinë

SBASHK i përfaqësuar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, po qëndrojnë në Buenos Aires-Argjentinë, ku po marrin pjesë në Kongresin e 10-të Botëror të Arsimit (Education International).

Me moton “Rritja e sindikatave tona, ngritja e profesioneve tona, mbrojtja e demokracisë”, Kongresi Botëror 2024 ka mbledhur rreth 1200 delegatë nga e mbarë bota nëpërmjet 383 organizatave anëtare të cilët po përfaqësojnë më shumë se 32 milionë mësues dhe personel mbështetës të arsimit nga 178 shtete.

Gjatë qëndrimit në Buenos Aires nga 27 korriku e deri më sot, përfaqesuesit e SBASHK-ut u takuan me shumë delegacione para fillimit të Kongresit dhe pritet që edhe në pesë ditët në vijim të kenë takime edhe me Kryetren e EI, me sekretarin e prëgjithshëm si dhe me delegacione të Gjermanisë, Holandës, Italisë, Meksikës e shumë e shumë shteteve.

Në hapje të Kongresit të Sindikatave të Arsimit, Zëvendës sekretarja e OKB, Amina J. Mohammed ka theksuar se “Ky Kongres është një mundësi vendimtare për ne që të bashkohemi, të strategjizojmë dhe mbi të gjitha, të identifikojmë mënyrat për të mbrojtur mësuesit dhe për të rilindur profesionin e mësuesit ndërsa punojmë për të ofruar një të ardhme më të drejtë, më të begatë dhe të qëndrueshme për të gjithë”.

Kryetarja e Internacionales Botërore të Arsimit, Susan Hopgood, në hapje të kësaj ngjarje të veçantë për sindikatat është shprehur se pavarësisht nga një botë që përballet me konflikte, ndryshime klimatike, paqëndrueshmëri ekonomike dhe sulme ndaj demokracisë, Hopgood pohon se vendosmëria e EI për të nxitur përparimin dhe për të mbrojtur demokracinë nuk ka qenë kurrë më e fortë.

Pas kësaj, sekretari i përgjithshëm i Internacioanles Botërore të Arsimit, David Edwards i është drejtuar delegatëve me raportin e punës mes dy kongeseve duke u shprehur se EI në dekadën e katërt të angazhimit duhet të luftohet dhe të mbrohet. “Por unë mund t’ju raportoj këtu në dekadën tonë të katërt ka ndërtuar njohuritë, reputacionin dhe fuqinë në nivelin më të lartë për të qenë një forcë jo vetëm për arsimin, por për vlerat e të drejtave të njeriut dhe demokracisë rreth botë”, tha Edwards

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *