Albina ndanë një foto me nënën, kaq bukur duken

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Në një fotografi të fundit, ajo shfaqet pranë nënës së saj, dhe duket qartë se ato mund të kalojnë lehtësisht si shoqe dhe jo si nënë e bijë, shkruan Neutral Bizz.

Në foton e postuar nga Albina, bukuria e tyre tërheq vëmendjen e të gjithëve, duke treguar se këngëtarja ka trashëguar pamjen e saj të mrekullueshme nga nëna.

Ky postim ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e ngushtë mes tyre dhe bukurinë e tyre të natyrshme.

Nuk është hera e parë që Albina ndan momente të tilla të veçanta me ndjekësit e saj, duke treguar gjithmonë vlerësimin dhe dashurinë për familjen./ Neutral Bizz/

SHIKO KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *