Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arta Bajrami, së shpejti lanson albumin e saj të shtatë.
E lidhur shumë për qytetin e saj, Prishtinën, këngëtarja ka vendosur ta titullojë albumin 038, qyteti ku edhe u lind.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se këngët e albumit do të publikohen vetëm audio, pa video-klipe.
“Këngët do të publikohen një nga një me radhë, me qëllim që dëgjuesit të kenë kohë ta shijojnë secilën këngë”, tha një burim për Telegrafin.
Siç u bë e ditur, albumi është duke u punuar nga Arbasound Studios.