Mëngjesin e së dielës, një peshkaqen është shfaqur në bregdetin shqiptar, specifikisht te Rana e Hedhun.
Një bashkëatdhetar ka dërguar një video në Telegraf, ku duket peshkaqeni duke notuar në zonën ku zakonisht bëjnë plazh turistët.
Pas kësaj pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke mos guxuar të futen në det.
Edhe në të kaluarën turistët kanë filmuar peshkaqenë në Adriatik, megjithatë pamjet e tilla janë të rralla.