Çitaku tregon se a do të merr pjesë PDK në takimin e ftuar nga presidentja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër liderëve të partive, ku i ka ftuar që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ftesës së presidentes i është përgjigjur PDK, duke konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Kështu bëri të ditur sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se ftesa nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht që ne do t’i përgjigjemi ftesës, e kemi obligim kushtetues dhe ligjor që të marrim në një takim të tillë. Ju e dini mirë që PDK-ja që nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, mirëpo ftesa e presidentes Osmani nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme por me përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta dhe ne do të marrim pjesë aty dhe qëndrimin për këtë çështje dhe datës e preferuar do ta themi aty”, ka thënë Çitaku në një konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *