Google nuk do të eliminojë biskotave – cookies – e palëve të treta në Chrome tha kompania ditën e Hënë.
Përkundrazi do të prezantojë një eksperiencë të re në shfletues e cila do ti ndihmojë përdoruesit të marrin vendime të informuara lidhur me eksperiencën e tyre të shfletimit.
Eliminimi i biskotave tha Google do të ndikonte për keq tek publikuesit dhe reklamuesit. Ky lajm është një kthesë e madhe për Google e cila kishte planifikuar largimin e tyre në fillim të 2025.
Google thotë se tani do të përqendrohet tek ofrimi i më shumë kontrollit mbi të dhënat e tyre të shfletimit. Këtu përfshihen kontrollet shtesë të privatësisë si mbrojtja IP në modalitetin Incognito të Chrome si dhe përmirësimet që ofron Privacy Sandbox.
Vendimi i Google ofron një afat për reklamuesit dhe publikuesit që mbështeten te biskotat për të shënjestruar reklamat dhe për të matur performancën.
Planet e Google për të hequr biskotat janë zvarritur vazhdimisht. Pasi kishte vendosur të largonte në 2022, afati u shty në 2025. Në janar 2024, Google filloi të lançonte një veçori të re të quajtur Tracking Protection, e cila kufizon biskotat e palëve të treta për vetëm 1% të përdoruesve të Chrome në mbarë botën.
Kjo lëvizje u pa si hapi i parë drejt eliminimit të biskotave por kritikat ndaj planit të ri të Google si Privacy Sandbox shkaktuan vonesa të tjera.