Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi sot katër Përfaqësues të rinj Specialë të BE-së, në mesin e tyre, edhe për Kosovën.
Ambasadori i ri në Kosovë nga BE-ja do të jetë Aivo Orav, diplomat estonez.
Ai do të marrë detyrën e tij më 1 shtator 2024 për një periudhë fillestare prej dy vitesh, duke pasuar Tomáš Szunyog, i cili kishte qenë në detyrë që nga viti 2020.
Në njoftimin për media nga BE-ja, thuhet se Orav aktualisht është Përfaqësuesi i Përhershëm i Estonisë në BE dhe më parë ka shërbyer si Kryetar i Delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.