Konfiskohen afro gjysmë milioni euro ari të kontrabanduara

Dogana e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit. Ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.


Rezultatet e operacionit si në vijim:

  • 10 kg ari pa dokumentacion të rregullt.
  • 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt.
  • Vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.


Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit. Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *