“Pacientit nuk iu dha ndihmë dhe vdiq, infermierët ishin në kafe”, mjeku dorëhiqet nga QKMF në Gjilan, thotë se pa skandale të shumta

Leotrim Kurteshi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në “Dr.Nagip Rexhepi” -Gjilan.

Ai tha se këtë vendim e mori për arsye morale dhe profesionale.

“Ju njoftojë se jap dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në “Dr.Nagip Rexhepi” -Gjilan. Për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve”, tha ai.

Në shkrimin e tij në “Facebook”, Kurteshi ka ftuar Prokurorin e Shtetit që të hetoj raste që kanë ndodhur në QKMF-në e Gjilanit.

Ai ka pretenduar se një pacienti nuk i është dhënë ndihmë dhe më pas ka ndërruar jetë, teksa infermierët ishin duke pirë kafe.

“Shkaku i superskandaleve është se mjeku i Urgjencës nuk i përgjigjet thirrjes së pacientit për ndihmë (nuk shkon fare); për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë Infermierë të Urgjencës në orarë të punës janë vërejtur duke pirë kafe në një kafiteri pranë QKMF-së”, u shpreh Kurteshi.

Tutje, doktori tha se pas kësaj kishte thirrë mbledhje, por që personat përgjegjës të QKMF-së, nuk kishin ardhur.

“Kam organizuar mbledhje të Urgjencës për të shprehur shqetësimin për këto raste dhe kam ftuar drejtorin e QKMF-së, zëvendësdrejtoreshën, kryeshefen, kordinatoren e cilësisë për të marrë pjesë. Dhe për çudi. Ata NUK KANË ARDHUR ?! Kanë kaluar gati 1 muaj, ndërsa drejtori i QKMF-së HESHT”, tha ai.

Kurteshi madje thotë se si shenj hakmarrje ishte bërë gati edhe shkarkimi tij.

“Jo më larg se para 2 ditësh më thotë se është përgatitur shkarkimi juaj?! * Cilin shkarkim, për mbulimin e skandaleve të njëpasnjëshme të institucionit shëndetësor që po “mirëmenaxhohet”? * Apo shkarkimin për të heshtur bashkë me ju?! Kryetari i Komunës, Drejtoresha e Drejtoratit të Shëndetësis, Drejtori i QKMF-së “Dr.Nagip Rexhepi” dhe komplet menaxhmenti HESHT!

Po si duket nuk ju ka bërë përshtypje humbja e jetës së njeriut, neglizhenca mjekësore, mospërmbushja e detyrave të punës nga disa puntorë, mosveprime që kanë shkaktuar pasoja dhe aq më pak që gjitha këto raste i kam paraqitur me kohë, dhe nuk keni marrë mundin as të përgjigjeni përmes një letre të vetme. E çuditëshme!!!”, ka treguar doktori.

Ai ka renditur disa shkelje që sipas tij kanë ndodhur:

“1. Me datën 29.06.2024, një ankues mashkull është paraqitur në urgjencën e QKMF-së me ankesë se ka thirrur shërbimin e Urgjencës në orën 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar në rast. Ndaj doktorit dhe dy infermierëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore dhe po ndaj të njëjtëve kam kërkuar inicimin e procedurës disiplinore.

Rasti është lënë në dorë të ekipit pasardhës, pa një adresë dhe numër telefoni për personin që ka telefonuar. Nuk janë informuar saktësisht kur është bërë thirrja dhe është shtrembëruar e vërteta. Ekipa pasardhëse ka hasur në rezistencë të familjarëve të pacientit për shkak të vonimit tuaj dhe gjendja e familjarit tonë është përkeqësuar

Për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë.

Po i njejti mjek publikishtë përdorë fjalor të palejueshëm sipas kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, ftojë Odën e Mjekëve të Kosovës të reagojnë ndaj sjelljes së padenjë, duke cënuar përsonalitetin dhe dinjitetin tim

Kjo fyerje publike është e papranueshme dhe shkel drejtësinë dhe respektin bazik që duhet të mbizotërojë në mjedisin tonë shëndetësor. Në emailin e dërguar OMK-së nuk kam marrë përgjigje?

2. Kam hasur raste mospërmbushjeje të detyrave të punës nga infermierë të Urgjencës, në orarë të punës duke pirë kafe në një kafiteri në afërsi të QKMF-së. Ndaj të njëjtëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore.

3. Ndaj infermierës kryesore në Urgjencë është marr vërejtje me shkrim për shkelje disiplinore, për moszbatimin e urdhëresës nga ud.Drejtori i QKMF-së nr. 04-982 sipas legjislacionit në fuqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *