Kur mund të hyjë në fuqi Ligji për KPM-në dhe KPK-në, tregon Avokati Bajraktari

Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro. Dy partitë opozitare, LDK dhe PDK e kanë dërguar në Kushtetuese këtë ligj. Ligji është kundërshtuar edhe nga ndërkombëtarët.

Avokati kosovar, Ardian Bajraktari në një prononcim për Insajderin ka treguar se pas pranimit të ankesës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata njofton Kuvendin e Republikës së Kosovës për regjistrimin e kërkesës.

E pastaj Kuvendi e njofton Presidentin/en për efektin suspenziv të kërkesës ndaj hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar, derisa Gjykata të nxjerre vendim përfundimtar.

“E në rastet kur kontestohet një akt i Kuvendit i cili kërkon dekretimin nga Presidenti/ja, Gjykata menjëherë pas regjistrimit të kërkesës së parashtruar, e njofton Presidentin/en dhe Kuvendin për efektin suspenziv të kërkesës ndaj hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar, derisa Gjykata të nxjerre vendim përfundimtar lidhur me atë çështje, dhe se një akt i tillë mund t’i dërgohet Presidentit/es së Republikës për shpalle në pajtim me modalitetet e vendimit final të Gjykatës Kushtetuese për rastin në fjalë”, ja thënë Bajraktari.

Prononcimi i plotë:

E drejta për kontestimin e kushtetutshmërisë së ligjeve apo vendimeve të Kuvendit, si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga procedura është e garantuar me Kushtetutë.

Është neni 113, paragrafi 5 të Kushtetutës, i cili ua një këtë të drejtë dhjetë (10) a më shumë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët brenda afatit prej tetë (ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

Kurse sa i përket çështjes së efektit të kërkesës së parashtruar si më lartë, janë nenet 42 dhe 43 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe rregulli 72 i Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, të cilët përcaktojnë se kur kërkesa është e parashtruar brenda këtij afati dhe për çështjet e cekura si më lartë, e njëjta ka efekt suspenziv,

Për më tepër, Gjykata menjëherë pas regjistrimit të kërkesës së parashtruar për kontestim të akteve sipas paragrafit 5 të nenit 113 të Kushtetutës, e njofton Kuvendin e Republikës së Kosovës për regjistrimin e kërkesës.

E në rastet kur kontestohet një akt i Kuvendit i cili kërkon dekretimin nga Presidenti/ja, Gjykata menjëherë pas regjistrimit të kërkesës së parashtruar, e njofton Presidentin/en dhe Kuvendin për efektin suspenziv të kërkesës ndaj hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar, derisa Gjykata të nxjerre vendim përfundimtar lidhur me atë çështje, dhe se një akt i tillë mund t’i dërgohet Presidentit/es së Republikës për shpalle në pajtim me modalitetet e vendimit final të Gjykatës Kushtetuese për rastin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *