6 raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh, Policia jep detaje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh. Një prej tyre ka ndodhur më 18 korrik, ndërsa pesë të tjerat dje.

Në Lipjan më 18 korrik është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 18.07.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.”

Ndërsa në Podujevë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Podujevë 20.07.2024-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Në Pejë është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes.

“Pejë 20.07.2024-13:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.”

Edhe një person tjetër është arrestuar në Pejë, pasi ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Pejë 20.07.2024-17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërsa gjyshi në Pejë e ka ofenduar mbesën e tij. Kështu ka raportuar ajo në Polici.

“Pejë 20.07.2024-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Rahovec një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Rahovec 20.07.2024-06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *