Polici serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi në Loznicë, është varrosur sot.
Në varrimin e Nikola Krsmanoviq në fshatin Jarebic, mori pjesë edhe ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, dhe familjarët dhe miqtë e të vdekurit, raporton media serbe Novosti.
34-vjeçari u vra në orët e para të së enjtes, ku i plagosur mbeti edhe një polic tjetër që ishin në detyrë së bashku me të.