Musliu-Shoshi: Fatonit iu bë gjyqi e ofendimet ma të rënda nga kjo qeveri!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është deklaruar rreth rastit të Faton Hajrizit.

Sipas saj, në vend që të edukohej nga institucionet korrektuese Fatonit iu bë gjyqi e ofendimet ma të rënda nga kjo qeveri.

“Në një shtet funksional sot do të duhej të tregohej  llogaridhënje nga institucionet për këtë dështim fatal.

Kosova ka humb një djal që po të kishte trajtimin e duhur nuk do të përfundonte i arratisur e i vetmuar! Fatoni, të jetë rasti i fundit i dështimit të trajtimit të të miturve në institucioneve korrektuese e atyre të drejtësisë.  Ngushëllime familjes Hajrizi”, ka shkruar ajo. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *