Apeli e konfirmon vendimin e KPMShCK-së: Qeveria e emëroi kundërligjshëm Kryeinspektorin e Punës

Qeveria Kurti e ka humbur edhe një betejë me gjykatat në Kosovë.

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar ankesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me të cilën kontestonte vendimin Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për emërimin e Kryeinspektorit të Punës.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka konfirmuar përfundimisht vendimin e KPMShCK-së se emërimi i Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës ka qenë i kundërligjshëm.

Sipas aktgjykimit të Apelit, të cilin e ka publikuar Nacionale, refuzohet si e pabazuar ankesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Aktgjykimi në fjalë tregon se mbetet në fuqi aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e vlerësonte si të drejtë vendimin e KPMShCK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *