Një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmonte një polic pasi që nuk ka përfilluar urdhrat e personit zyrtar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i RMV, pasi që nuk ka përfillur urdhrat e personit zyrtar dhe ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht zyrtarin policor. I dyshuari pasi është sjellë ne stacion policor i është bërë matja e alkool testit dhe ka rezultuar prezenca e alkoolit dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Gjilan.