Osmani sot dorëzon flamurin për ekipin olimpik të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do të organizojë ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës.

Ky ekip do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike.

Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.

Ceremonia e dorëzimit do të filloj nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Gërmisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *