Një incident ka ndodhur pasditën e sotme në Pejë.
Si pasojë e një mosmarrëveshjeje që ka eskaluar në përleshje fizike, një person është therur me thikë, raporton Indeksonline.
Incidenti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj”, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet e Policisë së Kosovës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ky i fundit deklaroi se viktima është dërguar për tremtan në emergjencën e spitalit, ndërkaq të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Rreth orës 19:30, Policia është njoftuar se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë ka ndodhë një rrahje. Gjatë përleshjes, një person është lënduar nga mjeti i mprehtë – thikë. I lënduari, menjëherë është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Policia është në kërkim të të dyshuarve, teksa njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me hetime” tha Gashi.