Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje, ku disa persona kanë sulmuar fizikisht një femër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, më pas e kishte vërejtur se i shtëpia i është grabitur, përcjell IndeksOnline.
Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.