Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot jashtëzakonisht i nxehtë, i karakterizuar me diell e vranësira të pakta gjatë ditës.
Duhet të keni kujdes, pasi ka rrezik për dehidrim dhe goditje nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-26 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 37°C.