Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller ka vendosur të pensionohet.
Për Mullerin Euro 2024 ishte e fundit në karrierën e tij me fanellën e Gjermanisë.
Muller vazhdon të luaj në nivel klubesh, por me shtetin e tij nuk do e shohim më.
Lajmin e ka konfirmuar gazeta më e madhe gjermane, BILD.
34-vjeçari ka kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2025.
Thomas Muller me Kombëtaren e Gjermanisë zhvilloi 131 ndeshje, shënoi 45 gola dhe ishte një nga më meritorët kur shteti i tij fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.