Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga aleatët t’i bëjnë presion Beogradit për t’i çmontuar bazat operative serbe rreth kufirit me Kosovën.
“Serbia është shumë agresive ndaj Kosovës. Së pari duke mos e njohur vendin tonë si një Republikë të pavarur, siç e bën shumica dërrmuese e botës. Përkatësisht, 28 nga 32 anëtarë të NATO-s dhe 22 nga 27 shtatë vende evropiane.
Por, përveç kësaj, ata janë të angazhuar edhe në luftë hibride dhe në të njëjtën kohë kanë këto stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit tonë.
Ata kanë 48 baza operative përpara rreth kufirit të Kosovës në pritje të një dritareje të re të mundësive. Çfarë kërkojmë nga partnerët tanë demokratikë perëndimorë që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të çmontuar këto 48 baza operative përpara, ku secila prej tyre ka nga 50 deri në 150 ushtarë dhe oficerë dhe fqinjët me pajisje, municion dhe armatim ushtarak ruse, por edhe atë kinez.
Pra, politikisht Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse. Ata vërtetë nuk i njohin siç duhet, de fakto dhe de jure fqinjët e tyre”, ka thënë Kurti në CNN.