Sulm ndaj zyrtarit policor, arrestohet një person në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Kaçanik, pasi kishte refuzuar shoqërimin në stacionin policor.

Sipas PK-së, zyrtari policor ka pranuar tretmanë mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime gjatë arrestimit të të dyshuarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *