Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka realizuar disa aktivitete gjatë javës së kaluar.
Gjatë këtij, aksioni policia e Kosovës ka sekuestruar shtatë armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra municione, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.
Në njoftim thuhet se janë shqiptuar 4733 gjobitje për shkelje të ndryshme të kundërvajtjeve kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4733 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që sipas njoftimit të policisë aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa” thuhet në njoftim.