Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij i Shqipërisë, Taulant Balla, sot do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.
Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush, shkruan Arbresh.info.
Ministrat do të takohen në ora 13:00