Në Njësinë e Pantentë Shoferit në Gjakovë, gjatë provimit me shkrim të mbajtur më 2 korrik janë vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit.
Sipas informacioneve të para, kandidatët dyshohet se kopjuan në testin e provimit dhe se para ardhjes së Policisë ata u larguan nga salla ku po mbahej provimi teorik.
Zyrtarët në njësinë e Patentë Shoferëve përmes kamerave të vendosura, kanë vrejtur se disa persona tentuan të kopjonin dhe se ata u ndëshkuan pas kësaj.
Kështu sipas ligjit në fuqi, Departamenti i Patentë Shoferit ka lajmëruar autoritetet për ngjarjen dhe ka ndaluar hyrjen e tyre në provim për 3 vite.