Vazhdon sot dezinfektimi hapësinor në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të vazhdojë dezinfektimi hapësinor në kryeqytet.

Sipas planit dinamik të operimit të dezinfektimit, sot në radhë janë lagjja Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mati, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re.

“Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës sot nuk do të ketë shi, andaj sot do të vazhdojmë me ditën e 4 të dezinsektimit.

Po ashtu, këtë vit në planin dinamik të operimit të dezinsektimit shtohen edhe Truda dhe Lebana, përkatësisht në ditën e 6”, thuhet në njoftimin e Komunës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *