Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në homazhe bashkë me bashkëshorten, Linda Rama.“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastisi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës”.
Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”, u shpreh Rama në nisje të fjalimit.