Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, ku viktimë është një vajzë e mitur nga Lipjani. Rasti lidhet me zhduken e të miturës, e cila u gjet mbrëmë dhe si rezultat u zbuluan detajet, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se kadeti policor i arrestuar për këtë rast është Omer Limani.
Ndaj tij është lëshuar urdhri për masën e ndalimit dhe tashmë kanë nisur hetimet me vendim të Prokurorit të Shtetit.E mitura dyshohet se qëndroi me të dyshuarin gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe dyshohet se kanë pasur raport intim. Vajza u gjet mbrëmë, një ditë pasi familja e saj kërkoi ndihmë në Polici.