Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimi në vendin tonë.
Aleksandër Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Weekend”.
Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.