Artisti i njohur dhe shumë i dashur nga publiku Ermal Fejzullahu ishte mysafir special në emisionin e radhës “Dheze Mikrofonin” me Bini Diez, shkruan Neutral Bizz.
Ai ndau mendimet e tij të sinqerta për një pjesë të estradës. Gjatë intervistës, Ermalit iu kërkua të komentojë për sjelljen e disa artistëve në industri, dhe ai nuk ngurroi aspak lidhur me këtë temë.
“Momenti kur janë super high nuk e njohin as nanën e vet,” tha Ermal Fejzullahu, duke i habitur të gjithë me sinqeritetin dhe mendimin kritik të tij.
Ermal Fejzullahu, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, shpeshherë ka treguar se është i gatshëm të ndajë përvojat dhe mendimet e tij për t’i bërë të tjerët të reflektojnë dhe të përmirësohen.
Ai beson se një pjesë e artistëve duhet të jenë më të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe ndikimin që kanë në publikun dhe rrethin e tyre./ Neutral Bizz.