E mërkura fillon me intervale me diell, si çdo ditë jostabile. Nga mesdita kalojnë më shumë vranësira, e priten zhvillime të rrebesheve me bubullima në pjesë të vendit. Herë herë parashihet që këto rrebeshe të organizohen në stuhi më intenzive me shi e breshër.Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, e ato maksimale shkojnë deri në 29C e 31C. Frynë erë jugore e juglindore mesatare 5-10m/s, e në raste stuhish erërat godasin me shpejtësi edhe prej 20m/s, njofton Prishtina Weather.
Më shumë të reshura mund të përfshinë vendin ditën e enjte, që mund të depërtojnë nga pjesë veriore të rajonit në formë të stuhishme, që nga orët e para të ditës.Temperaturat pësojnë rënie në 25C e 24C. Rrebeshe shiu paraqiten ditën e premte, me më pak gjasa të zhvillohen në stuhi. Nga fundjava parashihet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave deri në 30C e 32C.