Radha e Dusseldorfit, tifozët shqiptarë “pushtojnë” rrugët para ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Shqipëria sot luan ndeshjen vendimtare në Kampionatin Evropian, ku synon kualifikimin në 1/16 e finales.

Kuqezinjët do të përballen me Spanjën, në ndeshjen e cila zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.Ashtu si dy ndeshjet e kaluara, numër i madh i tifozëve kuq e zi kabë pushtuar rrugët e Dusseldorfit për të përkrahur kombëtaren shqiptare.Në stadium pritet të jenë mbi 35 mijë tifozë shqiptar, nga 47 mijë ulëse sa ka “Merkur Spiel-Arena”.Kujtojmë që Shqipëria është e treta në Grupin B, ku me një fitore ndaj Spanjës do të siguronte kalimin në fazën tjetër, derisa mund të kualifikohet edhe me barazim por varet nga ndeshjet e kombëtareve tjera në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *