Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten në Prizren, ku një grua humbi jetën pasi dyshohet se ra në ashensorin e banesës. Viktima nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve të rënda dhe vdiq në spital, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mësoi se viktima e cila humbi jetën ishte Haxhere Vejseli, 47-vjeçare.
Ndërkohë, Sinjali ka mësuar gjithashtu se dy personat e arrestuar për këtë rast, si përgjegjës të kompanisë së mirëmbajtjes së ashensorëve janë Beqir Krasniqi dhe Halil Krasniqi.
Ndaj dy të dyshuarve, pas seancës dëgjimore – gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.Rastin tragjik e kishte konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren“Ju informojm se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informat për nje person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapsiren e liftit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences êshtë konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit.”Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.