Një person është gjetur i vdekur brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.Rasti raportohet të ketë ndodhur sot, 24.06.2024 rreth orës 07:30.Kjo u konfirmua për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” – ka thënë Borovci.