Murati: Qeveria ndihmoi mbi 61 mijë familje, duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se për gjashtë muaj qeveria ka mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme, pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike.

Tutje, ministri thotë se familjet përfituese, edhe këtë muaj do të pranojnë subvencionimin direkt në faturë të energjisë elektrike.

“Faza e pilotimit përmbyllet me ekzekutimin e këstit të 6-të të subvencionimit, për secilën nga familjet e cenueshme.  Mësimet e informatat që kemi mbledhur përgjatë pilotimit 6-mujor do të përdoren që të dizajnojmë masën e rregullt të mbështetjes së familjeve të cenueshme, e cila pritet të ri-aktivizohet në stinën e dimri”, shton tutje Murati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *