Gazeta Sinjali raportoi të premten për një aksion të Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore që ka rezultuar me arrestimin e një gruaje të dyshuar për ‘Trafikim me njerëz’.
E dyshuara u kap në Prishtinë dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.E dyshuara, e cila është shtetase e Shqipërisë, po dyshohet se ka trafikuar një numër të caktuar vajzash, të cilat i ka sjellë në Kosovë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se e arrestuara është Ana Gjoshi, rreth 30-vjeçare.Bazuar në informacionet e para, bëhet fjalë për rreth 10 vajza, shumica prej tyre nga Kolumbia – të cilat janë identifikuar si viktima të këtij rasti dhe janë të moshës nga 19 deri në 29 vjeçare.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.