Ardi, një nga artistët më të përfolur në estradën shqiptare, ka ngjallur shumë reagime me imitimin e tij të fundit në episodin e dytë të podcastit “Dheze Mikrofonin me Bini Diez, shkruan Neutral Bizz.
Ardi interpretoi një “këngë të njohur “të Labinot Tahirit duke e imituar atë në mënyrë epike.
Përformanca ishte kaq e mirë saqë ishte pothuajse e pamundur të dallohej nga origjinali i zërit të Labinot Tahirit, mirëpo mbetët për tu parë reagimi pasues i Labinot Tahirit.
Përveçse një këngëtar dhe artist i talentuar, Ardi Gashi ka dëshmuar edhe një herë aftësitë e tij të shumta dhe kreativitetin në skenën muzikore shqiptare/ Neutral Bizz.