Pas një periudhe të gjatë me ngjarje dhe mosmarrëveshje të shumta, artistja e njohur Tayna dhe menaxheri i saj Rinor Hykolli kanë arritur më në fund “në paqe”, shkruan Neutral Bizz.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga vetë Rinor Hykolli, ku ai thekson se bashkëpunimi i tyre ka përfunduar dhe se kanë vendosur të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas pa pengesa.
“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pas sukses së bashku,” shkruan Hykolli në postimin e tij.
Ai gjithashtu shprehet se ai dhe Tayna kanë arritur një marrëveshje që nga ky moment të vazhdojnë veçmas pa pengesa dhe i uron suksese si artiste e pavarur.
Ky zhvillim është pritur me entuziazëm nga fansat e dyshes, të cilët kanë ndjekur nga afër ngjarjet dhe ndodhitë mes tyre gjatë muajve të fundit.
Kjo marrëveshje e re shënon një fillim të ri për të dy artistët, të cilët tani do të kenë mundësinë të zhvillojnë karrierat e tyre në mënyrë të pavarur