Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo. Ai ishte është dënuar nga themelorja me 3 vjet burgim efektiv.
Përpos Rikallos, Apeli ka liruar nga akuzat edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Kapllan Halimi, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv.
Në aktgjykimin e shpallur me 21 qershor 2024, Apeli ka vërtetuar pafasjinë për të akuzuarit Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Lindar Krasniqi, Shkelzen Morina, Leon Thaçi dhe Albana Zeqiri, të cilët edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës ishin liruar nga akuza, me 1 qershor 2023, pasi që nga provat e administruara nuk ishte vërtetuar se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale për të cilën janë akuzuar.