“Shpirtin ma këpute”, aktori kosovar njofton për vdekjen e gazetarit dhe producentit Fisnik Vejsa

Ka vdekur në moshën 52-vjeçare producenti dhe autori kosovar Fisnik Vejsa.Lajmin e ka bërë të ditur aktori kosovar, Jeton Zogjani, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka publikuar një foto me të, derisa ka shkruar “Loqka e jem, shpirtin ma kepute😥”.

Vejsa ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë”. Veprimtarinë e tij e ka vazhduar më pas si producent i serialeve të njohura televizive, siç është seriali “O Sa Mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *