Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, shkruan REL.Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që zhvilloi në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.