Kombëtarja shqiptare e futbollit është paraqitur sot në fushën e lojës ndaj Kroacisë, me takimin që u mbyll me shifrat 2-2.
Në takimin ndaj kombëtares kroate, për më shumë se 10 minuta lojë u paraqit edhe Mirlind Daku, i cili debutoi në “EURO”.
Daku hyri në fushën e lojës në minutën e 85-të të ndeshjes, duke pasur disa momente të mira para golit për aq minuta sa luajti.Sulmuesi kosovar luajti minutat e tij të parë me kombëtaren që nga nëntori i vitit të kaluar.