Temperatura sot: Kujdes, maksimalja shkon deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Moti me diell, temperatura deri në 34 gradëInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.Ngritja e temperaturave ka nxitur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dalë me një sërë rekomandimesh për t’iu shmangur rreziqeve që mund të vijnë nga ekspozimi në diell, sidomos i personave të moshuar, grave shtatzëna dhe atyre me probleme shëndetësore.Konsumimi i dy litrave lëngje gjatë ditës, mbulimi i kokës, veshja me rroba liri ose pambuku janë ndër këshillat e IKSHPK-së. E dalja gjatë orëve të mesditës nuk rekomandohet.“Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet; tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial”, thuhet në paralajmërimin e IKSHPK-së./rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *