40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur mbrëmjën e së hënës në Prishtinë.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të identifikimit të dyshuarve”, thuhet nga Prokuroria, njofton Klankosova.tv.
Për këtë rast, policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh.