Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar vetëm dy ndeshje në kuadër të grupeve në Euro 2024 dhe jo tri si në ditën e kaluara.
Pas kompletimit të ndeshjeve të para nga pesë grupet e para, tashmë radhën e ka grupi i fundit, grupi F, shkruan Express.
Ky grup do t’i zhvillojë të dy ndeshjet gjatë ditës së sotme, ku orari prej orës 15:00 nuk do të ‘ekzistojë’.
Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit nga ora 18:00.
Në ndeshjen e dytë do të luajnë Portugalia me Çekinë, takim i cili do të zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Red Bull Arena’ të Leipzigut.