I kërkuari nga Hetimet Rajonale në Prishtinë lidhur me një rast të mëhershëm ka rënë në prangat e Policisë, të hënën në mbrëmje. Personi që u arrestua është shtetas i Shqipërisë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Andi Profin, i cili është ndalur në pikën kufitare në Jarinje.
Pas verifikimit nga ana e zyrtarëve policorë, ka rezultuar se ndaj tij ka urdhëresë aktive.
Sipas informacioneve të para, Profi ka qenë në kërkim policor nga Policia Rajonale në Prishtinë.
Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme.